Kritikë e re ndaj Bullgarisë nga Berlini zyrtar. Në një kolum për gazetën “Welt”, Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth i tha Sofjes se nuk mund ta mbante peng zgjerimin. Zgjedhja e Joe Biden si Presidenti i ri i SHBA ofron një shans për një angazhim të ri, të përbashkët, të zgjeruar të BE-së dhe SH.B.A. në Ballkanin Perëndimor, shkruan Michael Roth në një artikull për gazetën gjermane Welt.
Megjithëse tema e tekstit është 25 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit, Sekretari Gjerman i Shtetit i kushton vëmendje të madhe zgjerimit të BE-së dhe bllokadës së Bullgarisë mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut.









