Nga MPB njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 52-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti paraprakisht kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë babanë e tij të moshuar.
“Më 26.04.2024, në ora 21:30, në rajonin e Gazi Babës, punonjësit e policisë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria S.B (52) nga Shkupi, pasi rreth orës 12 ka sulmuar fizikisht babanë e tij 76-vjeçar. ndërsa gjatë sulmit ka përdorur dhe një objekt të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.