Rrëfehet nëna e Rita Orës: Kur erdhëm në Angli nuk kishim asgjë. Sot Rita një shembull për vajzat e reja

Ylli i muzikës, Rita Ora sot feston ditëlindjen e saj, të 29-të. Është nëna e saj, Vera Ora ajo e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar atë.

Madje, ajo ka rrëfyer se sa vështirë e kishin kur u transferuan në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëna nuk kishte asgjë kur u transferuam në Mbretërinë e Bashkuar, nuk dija gjuhën, kisha vetëm familjen time, një doktoreshë e kualifikuar por pa punë! Pavarësisht secilës telashe që na solli jeta, ne ja dalim dhe ju vazhduat të ndriqonit. Ju vazhdoni të jeni shembull për vajzat e tjera, duke u treguar atyre se mund t’i bëjnë ëndrrat realitet me vendosmëri. Unë të dua dhe të uroj ditëlindjen e lumtur Rita Pita”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu