Rrëfen Ali Ahmeti: Maqedonasit më ofruan të ndaj Maqedoninë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, gjatë një interviste për gazetën “De Standard”, ka rrëfyer se maqedonasit i kanë ofruar ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001″>2001.

I pytur se a dëshiron një Shqipëri të Madhe, Ahmeti përgjigjet se po të kishte dashur atë e ka pasur në dorë në vitin 2001.

“Sikur ta kishim kërkuar Shqipërinë e madhe, atë do e bënim në vitin 2001, kur m’u ofrua një pjesë e shtetit të Maqedonisë nga shoqëria maqedonase. Këtë do kisha mundësi ta bëja, pasi unë kisha në kontroll 10.000 ushtarë,” kujton ai konfliktin e atëhershëm.

“Por unë nuk e pash të ardhmen e Ballkanit perëndimor në ndarje, por në kërkesën e barazisë për të gjithë qytetarët.

Andaj ne u pajtiam me Marrëveshjen e Ohrit, që është e garantuar nga NATO, SHBA dhe BE,” thotë Ahmeti. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu