Rrëfimi i kamarierit kumanovar që shërbeu Vjosa Osmanin dhe Edi Ramën

Elion Zeqiri nga Kumanova, i cili punon si kamarier në restaurantin “Taphana” në Kala të Ulqinit në Malit të Zi, ka rrëfyer për përvojën e tij gjatë shërbimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Për Open-TV, ai ka deklaruar se ka qenë nder dhe respekt që të shërbej dy personalitetet e njohura të politikës shqiptare.Ishte ndjenjë shumë e mirë dhe e paharruar të shërbej kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ata ishin mysafirë të Dritan Abazovic në koncertin e tenorit shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj, tregon kamarieri kumanovar Elion Zeqiri.

Ai zbulon bisedën e shkurtër që ka pas me kryeministrin Rama dhe presidenten Osmani.

“Ne ishim të angazhuar me punë, pastaj në koncert pati shumë mysafirë dhe kishte mjaftë sigurime, por megjithate unë e gjeta një moment për të shkrepur fotografi me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin. Arrita që t’ju tregoj se jam nga Kumanova, dhe atyre iu bë shumë qejfi. Për mua ata janë politikanët më të mirë shqiptarë”, tregoi Zeqiri për takimin e paharrueshëm me dy personalitetet e politikës shqiptare që i admiron shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu