Rrëfimi rrëqethës i Valbona Dukës: Ja si më rrahu Fatmir Xhafa në policinë e Krujës (VIDEO)

Valbona Duka, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania ka ndërhyrë live në emisionin Opinion dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Znj.Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të.

Zonja theksoi se i dal përballë Xhafës për t’i treguar torturat që kam pesuar nga ai, pasi sipas zonjës është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Duka bëri me dije se në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish hetues në Krujë.

Ndiqni videon dhe dialogun e zbardhur me poshtë:

Zonja Duka, ku jetoni dhe nga flisni?

Valbona Duka: Kam 27 vite që jetoj në Gjermani dhe jam në shtëpinë time.

Ju i keni nisur ish- kryeministrit Sali Berisha një dëshmi ku thoni se keni qenë ndaluar nga Fatmir Xhafa. Ka qenë hetues apo ka qenë gjyqtari juaj Fatmir Xhafa?

Valbona Duka: Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait tim, jam e sigurt 100%.

Keni një letër që e vërteton këtë apo keni vetëm kujtimet tuaja?

Valbona Duka: Ju mund të pyesni edhe tek policia. Unë po them se kjo punë është 100% se ai Fatmir Xhafa në atë kohë kur më internuan familjen, kur më vdiq baba në internim, mbas 3-4 ditësh më erdhën me xhip në darkë tek puna dhe më tha brigadieri hip sipër në rrugë se të ka ardhur makina e policisë. Më morën më çuan në polici dhe Fatmir Xhafa më futi në zyrë së bashku me Kujtim Lulin më rrahën dhe më thanë se vëllai jot na tha që ti do arratiseshe. Unë nuk dija gjë isha gocë e re, ai më binte me shpulla surratit. Familjen e kisha të internuar, një motër një vëlla të vogël e kisha. Është 100% dhe thuaji atij Ngjelës ti ke qenë vetë me vëllain tim në burg në atë kohë. Mos thuaj që nuk janë të vërteta, pasi janë të gjitha të vërteta. Unë jam e gatshëm t’i dal ballë përballë Fatmir Xhafës kur të doni, pasi jam unë që i kam vuajtur ato dhimbje.

Zonja Duka dakord, por dëshmia juaj duhet të vërtetohet me një letër dhe ajo duhet gjendur në arkivat e shtetit. Ju vetë keni ndonjë dokument përveç dëshmisë dhe nëse thirreni për të dëshmuar jeni e gatshme të vini?

Valbona Duka: Jam e gatshme kur të doni. Nuk kam nevojë të pres sepse kam 27 vite në Gjermani, jam nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe…

Çfarë moshe keni?
Valbona Duka: Unë jam 50 vjeç.

Përse akuzohej vëllai juaj zonja Duka?
Valbona Duka:* Në atë kohë ai akuzohej se ka qenë në një grup të përbërë nga 4 vetë Haki Shena, Lul Shena dhe të tjerë se pse kanë ngritur dolli dhe kanë pirë raki. Pse kanë pirë raki kur ka vdekur Enveri.

Pra ishte akuzë politike?
Valbona Duka: Normale që akuzë politike, kanë spiunuar.

Ju vetë zonja Duka ju vetë u dënuat apo hetuat në këtë rastin që përmendët?
Valbona Duka: Jo unë nuk kam qenë e dënuar, vetëm familjen më internuan, vëllain dhe motrën e vogël dhe në atë kohë fillova punë në fermë.

Në cilin qytet të Gjermanisë jetoni?
Valbona Duka: Banoj në Kalsruhe të Gjermanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu