Qytetarët, institucionet, ekonomia … në të gjithë vendin po përshtaten me ndalime shtesë të udhëtimit në të gjithë territorin, pasi hynë në fuqi masat e reja më rigoroze të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Të rriturit mbi 67 vjeç dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç mund të dalin jashtë vetëm për dy orë në ditë, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 12 pasdite, gjegjësisht nga 13 deri në ora 15 pasdite, gjatë ditëve të javës dhe pas orës 16 deri në 5 të mëngjesit, shtetrrethimi vlen për të gjithë, i cili zbatohet edhe gjatë gjithë fundjavës.
Siç u sqarua dje në seancën e parë video informative të Qeverisë me temën “Lëvizje e kufizuar”, qytetarët që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore gjatë orës së policisë, mund të shkojnë në një institucion shëndetësor pa asnjë leje. Nëse ndalohen nga policia, ata duhet të thonë se ku po shkojnë dhe nëse e keqpërdorin atë, do të pasojnë sanksione.
Një nga kufizimet gjatë orarit policore dhe gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme është ajo se më shumë se tre udhëtarë, përfshirë shoferin, nuk duhet të voziten në të njëjtën veturë. Pasagjerët në veturë duhet të kenë pajisje mbrojtëse, doreza dhe maskë.
Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të organizohet transporti me automjete të NQP dhe automjete të tjera për personat që kanë leje dhe shkojnë në punë gjatë ndalimit të lëvizjes, mbi të gjitha, për punonjësit e institucioneve shëndetësore dhe Qendrën Klinike, të cilët nuk munden vetë të organizohen gjatë orës policore. Do të njoftohet një rrugë e saktë për automjetet që do të përdoren nga punonjësit me leje lëvizjeje, dhe turet do të përfundojnë përpara institucioneve shëndetësore. Ato do të organizohen në qytete të tjera dhe do të mbulojnë sa më shumë territor të jetë e mundur.
Për sa i përket transportit me taksi, në Shkup janë organizuar taksi kujdestarë që mund të transportojnë qytetarët nga shtëpia e tyre në një institucion shëndetësor gjatë orës policore nëse është e nevojshme, dhe ata qytetarë që kanë licencë për të lëvizur.
Sipas njoftimeve, paraqitja për shpërndarjen e ushqimit nga marketet e interesuara dhe restorantet do të kalojnë përmes shtabeve komunale të krizave, dhe do të koordinohen nga një organ në Qeveri ku për furnizuesit janë publikuar kontaktet e të gjitha shtabeve komunale të krizave.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej dje lëshoi në përdorim shërbimin elektronik në mënyrë që secili qytetar të paraqitet për leje të nevojshme për lëvizje gjatë ndalesës, përmes portalit uslugi.gov.mk, në vend se si deri më tani, me dërgim të postës elektronike në MSHI.
Mançevski kumtoi se duhet të plotësohet kërkesë (formular i unifikuar elektronik) ku do të ceket shkaku përse kërkohet leja dhe nëse nevojitet, të bashkangjesë dëshminë, për shembull nëse është për kujdes për person tjetër – dokumentacionin mjekësor.










