Rreth 60 për qind e kompanive nuk mund të gjejnë staf

Lista e stafit profesional defiçitarë po rritet. Për momentin më së shumti mungojnë teknikë ndërtimi, mekanike dhe ushqimore, por ende nuk ka mjaftueshëm furrtarë, mjeshtër pllakash, fasadash, hidraulikë. Ndërkohë, disa nga zanatet, si zdrukthtaria, po shuhen sepse proceset janë duke u automatizuar dhe kjo, nga ana tjetër, imponon një nevojë nga profile krejtësisht të reja, të ndryshme.

Siç u tha sot në një konferencë për shtyp në Odën ekonomike, rreth 60 për qind e kompanive në vend nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar, ndërsa vetëm 2,5 për qind e të punësuarve të rritur përmirësojnë aftësitë e tyre.

Mungesa e stafit e rrit edhe çmimin. Sipas Odës, një kasap merr rrogë prej 30.000 – 40.000 denarë, po ashtu edhe hidraulikët paguhen mirë. Paga të larta ofrohen edhe për furrtarët, si dhe për personelin e nevojshëm në ndërtim.

Rreth 60 për qind e punëdhënësve kanë nevojë për staf profesional. Të pyetur se pse nuk gjejnë punëtorë, kompanitë thonë se arsyeja është mungesa e aftësive profesionale te kandidatët, mungesa e përvojës së punës apo praktika e mjaftueshme. Mungesa e fuqisë punëtore adekuate nuk shfaqet vetëm në një sektor të caktuar, por në më shumë. Kudo ka mungesë fuqisë punëtore. Është gjithashtu për të ardhur keq që shumë nga profesionet po zhduken ngadalë. Një prej tyre që nuk pranohet më në tregun e punës është edhe zanati i zdrukthtarisë. Kjo pasi është modifikuar qasja për të bërë mobilie dhe proceset janë automatizuar, ndaj në vend të zdrukthtarit kërkohet një kualifikim krejtësisht i ri – konfeksioner apo dizajner mobiljesh, i cili di të punojë me makinat e duhura. Edhe profesioni i gipsit po shuhet sepse nuk gjen punë. Sipas nevojave të tregut, personi duhet të dijë të punojë edhe me gips edhe të jetë montues, me dy profesione”, tha Natasha Janevska nga Oda Ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu