Rrethrrotullim në mes të detit, pamjet brenda tunelit nënujor në ishujt Faroe

Është thuajse drejt përfundimit rrethrrotullimi në det në ishujt Faroe. Ky investim ka nisur tre vite më parë. Tunelet nënujore lidhin ishujt Streymoy dhe Eysturoy në një rrjet rreth 6.8 milje (11 km) të gjata. Rrjeti është planifikuar të hapet më 19 dhjetor.Rrjeti i tuneleve do të vijë si lehtësim për banorët, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis kryeqytetit Tórshavn dhe Runavík, nga një orë e 14 minuta në vetëm 16 minuta.

Pika më e ulët e rrjetit të tunelit është 187 metra nën nivelin e detit. Rrethrrotullimi do të përmbajë vepra arti nga artisti Faroese Trondur Patursson.Ata që përdorin tunelet do të kërkohet të paguajnë një tarifë pagese, 75 Krona daneze. Ndërsa vendasit do të paguajnë më lirë. Sipas kontraktorëve NCC, tunelet janë investimi më i madh në infrastrukturë i bërë ndonjëherë në Ishujt Faroe, shkruan BBC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu