Rreshjet e borës kanë kapluar vendin tonë kështu duke i zënë komunat të pa përgaditura dhe kjo ka shkaktuar kaos nëpër disa akse rrugore në Dibër e Mavrovë, shkruan InfoShqip.com
Një person ka mbetur i lënduar pasi orteku i borës i ka rënë mbi makinë në rrugën Dibër – Mavrovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme.
E disa qytetarë janë drejtuar rrjeteve sociale me pamje të rrugëve të bllokuara nga rreshjet e dendura të borës duke bërë thirrje institucioneve përkatëse që të merren masa dhe të rregullohet kjo pikë e zezë e cila disa herë ka shkaktuar edhe viktima. /InfoShqip.com
FOTO: