Rrezikohet godina ku jeton ambasadori rus në Tiranë. Ambasadori rus: Të shqetësuar nga ISIS, nuk jemi të sigurtë

Pak orë pasi ISIS deklaroi se edhe ambasada e Rusisë në Tiranë është në shënjestër të sulmeve Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin deklaron se godina ku ndodhen nuk është e sigurt.

Në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës ambasadori Karpushin u shpreh se janë të shqetësuar nga ky informacion dhe kërkojnë ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.

Diplomati rus u shpreh se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurt, pas sekuestrimit të regjimi i Enver Hoxhës i ka bërë ish-Ambasadës së Bashkimit Sovjetik, godinë ku aktualisht ndodhet Presidenca e Republikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu