Rrezikohet integrimi në BE, Franca jep alarmin: Brenda 20 korrikut duhet

Vizita e ministrit të brendshëm francez, Gérard Collomb në vendin tonë është shoqëruar me një serë polemikash për shkak të një shkrimi në gazetën më të madhe franceze, e cila kritikonte qeverinë shqiptare.

“Le Figaro” ka goditur fuqimisht qeverinë e Edi Ramës për shqetësimin që ka krijuar Shqipëria me numrin më të madh azilkërkuesve, duke thënë se vendi drejtohet nga një qeveri e narko-trafikantëve.

Por pas gazeta nuk ka qenë e vetmja, pasi edhe ministri francez me anë të një statusi ai ka theksuar rëndësinë e përpunimit të një plani për ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

Në llogarinë e tij në Twitter, Gérard Collomb shkruan se:

Më 20 korrik, ne do të paraqesim me qeverinë shqiptare një plan për të frenuar emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Unë jam në Tiranë për të ndjekur partneritetin dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë.”

Hapi i parë: një takim me homologun tim shqiptar”.

Gazeta “Le Figaro” shkruan se Shqipëria është vendi kampion për sa i përket numrit të azilkërkuesve. Në të shkruhet se “shqiptarët e rrallë që kalojnë filtrin për të fituar statusin e azilit në Francë janë ata që kanë dhënë prova se “janë të viktima të persekutimit”…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu