Rrezikohet seriozisht jeta e Erion Veliaj (FOTO)

Bashkia e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare janë përmbytur për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Amortizimi i madh që kanë godinat e ndërtuara disa dekada më parë bën që uji të hyjë nga të katërta anët, prej çatisë dhe themeleve duke rrezikuar dokumentet por edhe jetën e punonjësve aty.

Një studim i një studioje të famshme finlandeze ka zbuluar se për shkak të lagështirës që fusin këto godina, rrezikohet seriozisht jeta e punonjësve të Bibliotekës Kombëtare si edhe atyre të Bashkisë së Tiranës, por sidomos të kryetarit Veliaj.

Madje, sipas një dokumenti të zbuluar në vitin 1970, rezulton se të dyja këto godina kanë material asbesti, i cili krahas problemeve nga lagështira mund të sjellë edhe sëmundje të rrezikshme si kanceri.

Gjithashtu, sëfundmi është zbuluar se kryetari i parë i Tiranës pas vendosjes së regjimit komunist, z.I.S ka lënë amanet që të bëhet një godine e re sepse gjatë kohës kur ai ishte në zyrë i shkrepëtinin kockat prej reumatizmës nga lagështira.

Nga ana tjetër, një studim i bërë mbi sigurinë fizike të Bibliotekës Kombëtare zbulon rrezikun që i kanoset asaj prej zjarrit si edhe ujit.

Madje, themelet janë aq të dobta sa edhe godina rrezikon të shembet mbi vete.

Zgjidhja është gjetur!

Duke qenë se rikonstruksioni i tyre kushton miliona euro, atëherë gjysma e hapësirës së Bibliotekës do t’i ofrohet një privati, i cili do të ndërtojë kulla dhe brenda kullave do të ndërtohet një bibliotekë e re, moderne, bashkëkohore, ashtu siç u ka hije kryeqytetasve.

Sa i përket godinës së Bashkisë së Tiranës, ajo do të ndërtohet në katin e 40 të grataçielës që do të ngrihet mbi të duke mundësuar kështu edhe një pamje frymëzuese për kryebashkiakun.

******

Në fakt, e gjithë kjo më sipër është përmbajtja e lajmeve me amanete kryetarësh dhe alarme për kancere, me të cilat do të bombardohej qytetari shqiptar nëse ndonjë oligark pranë qeverisë do t’u kishte vënë syrin tokës pranë Bibliotekës apo Bashkisë së Tiranës.

Argumenti i futjes së shiut nga të gjitha anët dhe pasiguria nga zjarri është përdorur për të prishur Teatrin, por mund të shkonte edhe për Bashkinë e Tiranës dhe Bibliotekën Kombëtare nëse dikush do të ishte i interesuar për të ndërtuar aty.

Sëfundmi edhe Bashkia dhe Biblioteka Kombëtare janë përmbytur rëndshëm me ujë duke shkaktuar dëme të mëdha, por askush nuk tha se ato duheshin prishur dhe mbi to të ngriheshin kulla ashtu siç po përdoren të njëjtat argumente për të prishur Teatrin Kombëtar. /albeu.com/

Pamje nga brenda Bashksise se Tiranes, gjate tharjes se dokumenteve


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu