Rrëzohet helikopteri në Siri, nuk ka asnjë të mbijetuar

Një helikopter rus i llojit Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë në lindje të Sirisë. Mediat ruse, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes, shkruajnë se të dy pilotët kanë vdekur.

“Helikopteri rus Ka-52 është rrëzuar gjatë një fluturimi rutinë mbi rajonet lindore të Republikës Arabe të Sirisë. Të dy pilotët u vranë “, njoftonte Ministria zyrtarisht.

Trupat e pilotëve janë gjetur nga një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe janë dorëzuar në aeroport.

Sipas të dhënave paraprake, rrëzimi ishte shkaktuar nga një problem që pësoi helikopteri, tha ushtria ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu