Rrëzohet lisi 200-vjeçar në një festival në Portugali, 11 të vdekur, pamje nga momenti i frikshëm (VIDEO)

Të paktën 11 njerëz janë shtypur për vdekje pasi një pemë ka rënë në një festival në Madeira të Portugalisë.

Pamjet televizive kanë treguar punëtorët e urgjencës të mbledhur nën një grup pemësh, pranë ishullit portugez Funchal.

Siç shkruajnë mediat e huaja, tragjedia ndodhi gjatë festivalit Nossa Senhora do Monte, që është festimi më i madh vjetor i ishullit.

Televizioni RTP ka raportuar se “shumë njerëz u përqendruan” në atë zonë në atë kohë – dhe 35 persona besohet të jenë të plagosur, katër prej tyre seriozisht.

Dy fëmijë dyshohet të jenë nga të vdekurit, në momentin kur lisi 200-vjeçar u rrëzua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu