Rritet në 2.706 numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i vdekjeve në Turqi nga koronavirusi është rritur në 2 706, me 106 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Koca njoftoi në Twitter se me 2 861 raste të reja të konfirmuara, numri i të infektuarve në Turqi arriti në 107 773.

Ai shtoi se numri i të shëruarve nga koronavirusi u rrit në 25 582, me 3 845 të shëruar të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu