Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar rritje të infektimeve me COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2,813 teste ku kanë rezultuar 509 raste të reja të infektimeve.
Sipas komunave të infektuarit janë, Shkup 285, Prilep 37, Kavadarci 29, Ohër 24, Veles 16, Tetovë 11, Manastir dhe Kriva Pallankë nga 10, Strugë dhe Gjevgjeli 9, Kumanovë dhe Negotinë nga 8 si dhe në komuna të tjera më pak raste, përcjell INA.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve 9 veta kanë ndërruar jetë: 4 pacientë nga Shkupi (71, 66, 63, 55) dhe nga një pacient nga Ohri (67), Kumanova (68), Kocani (85), Delçeva (61), Demir Hisar (84).
Ndërsa, 354 pacientë janë shëruar, prej të cilëve: 198 nga Shkup, 20 Kumanova, Prilepi 18, Kavadarci 17, Tetova 14, Gjevgjelia 11, Veles dhe Strumicë nga 10, Gostivar 8, etj.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 506.378 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 99,917, numri i pacientëve të rikuperuar është 90,096, numri i vdekjeve është 3,085 dhe numri i rasteve aktive është 6,736.










