“Një patrullë ushtarake turke ka kryer sot në mëngjes të shtëna me armë në ujrat greke, në ishullin e Pharmakonissi të Egjeut juglindor, tha shtabi i përgjithshëm grek, duke e përshkruar incidentin si tepër “serioz”.
Anija turke e patrullimit është larguar nga zona, pas ndërhyrjes së fregatës greke “Nikiforos”, e cila ka marrë të gjitha paralajmërimet e zakonshme, ka deklaruar burimi zyrtar i Shtabit të Mbrojtjes së Greqisë.
“Bëhet fjalë për një incident serioz e të rëndë, cilësisht të ndryshëm nga ato që Greqia denoncon si shkelje të përsëritura të tuqve ndaj sovranitetit të saj në zonën e Egjeut”, shtoi ai.
“Marina ushtarake greke qëndroi të premten në mëngjes në një gjendje të “përforcuar mbikqyrjeje” pas incidentit”, shtoi ai.
Ai tha se, “Turqia ka lëshuar një njoftim të enjten për manovra ushtarake gjatë natës në këtë zonë, manovra që janë refuzuar nga ana e Greqisë për shkak se ato “janë kryer në zonat e ujërave greke.”
Tensionet mes dy fqinjëve, janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Në 29 janar janë përfshirë në një tjetër incident disa
luftanije greke dhe turke në detin Egje në ujrat greke, në afërsi të ishujve grekë të Ankarasë.
Pavarësisht angazhimit për normalizim marrëdhëniesh në fund të viteve ’90, dhe bashkëpunimit bilateral të ndalimit të flukseve migratore në Egje, marrëdhëniet greko-turke mbetën nën tensione të vazhdueshme, ushqyer nga mungesa e zgjidhjes bilaterale të sovranitetit në Egje dhe në Qipro.
Klima është acaruar shumë edhe pas refuzimit të Gjykatës së Lartë greke për ekstradimin e tetë ushtarakëve turq të akuzuar nga Ankaraja për përfshirje në grushtin e dështuar të 15 korrikut.