Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është vendim politik – thotë drejtorja e MEPSO-së. Sipas saj rritja është e imponuar nga të ardhurat dhe shpenzimet reale të MEPSO-së. Drejtorja Shukleva pajtohet se në vend ekziston kategori sociale e njerëzve, të cilëve do ju vijë rëndë shtrenjtimi i çmimit të rrymës.
“Po, ekziston kategori sociale e cila mund të subvencionohet me pako të ndryshme nga shteti, por megjithatë jo edhe energjia elektrike. Rryma nuk duhet të jetë kategori sociale. Andaj, nuk është se MEPSO nuk do, por nuk mundet. Ne e dimë cila është gjendja në vend, për të gjithë neve dhe mua, është shtrenjtuar rryma elektrike, kjo ndikon ndaj të gjithëve. Megjithatë kompania duhet të vazhdojë të punojë”, tha Eva Shukleva – Drejtore e MEPSO-së.
Nga 70% aq sa ka kërkuar SHA MEPSO në pjesën e rritjes së rrymës, kompania ka marrë vetëm 11%.
“E dimë se kjo është masë jopopulliste. Pjesa jonë që e kërkuam 70%, ndërsa morëm 11%, në një faturë mesatare do të ndikonte me 23 denarë, kjo ishte përllogaritja jonë. Ne kërkuam 70%, morëm 11%. Pjesa jonë në shtrenjtimin është rreth 5 denarë. Nuk besojmë se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikojë në konsumin”, u shpreh Eva Shukleva – Drejtore e SHA MEPSO-së.
SHA MEPSO merr pjesë me vetëm 4.2 përqind në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike, thotë Shukleva. Ata nuk mund të heqin dorë nga kërkesa për rritje të energjisë elektrike, sepse atëherë, siç thotë, dikush prej tyre do të kërkojë përgjegjësi për prezantimin real të shpenzimeve.
Përndryshe, në të ardhmen kompania do të zëvendësojë pajisjet e vjetra të tensionit të lartë. Kjo është arsyeja pse MEPSO ndonjëherë paguan penale për mos shpërndarjen në kohë të energjisë, tha Shukleva. Kompania siç informoi drejtorja, po përballet me pagimin e një numri të madh të kredive dhe ka ulje të të ardhurave për shkak të krizës Covid. MEPSO sot nënshkroi marrëveshje me Linjën e transmetimit të energjisë elektrike kroate për rindërtimin e trafo-stacionit në Manastir.
“Realizimi i investicioneve kapitale në sistemin e transmetimit të energjisë është me rëndësi thelbësore për sistem të qëndrueshëm energjetik, ndërsa përmes kemi stimulim të rritjes së përgjithshme ekonomike”, deklaroi Bllagoja Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në këtë projekt investohen 3.2 milion euro, të financuara me huamarrje nga BERZH dhe mjete vetjake të SHA MEPSO. Afati i realizimit të projektit është tre vite.