Rritja e importeve nga Serbia në Kosovë, nënkryetari i AAK-s: Nuk e kam prit, qeveria nuk ka pasur fare politika ekonomike

Në emisionin “Balkan” në ABC News të gazetares, Linda Karadaku, është diskutuar për rritjen e importeve nga Serbia në Kosovë, të cilat përllogaritet me gati 70 milion euro më shumë.

I ftuar në lidhje live ka qenë Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, e po ashtu kryetar i Komunës së Gjakovës, i cili në lidhje më këtë çështje është shprehur se ai nuk e ka pritur se mund të ndodhi diçka e tillë, e kjo ka ardhur pasi qeveria nuk ka pasur fare politika ekonomike.

Linda Karadaku:Sipas LDK-së kemi një rritje milionashe të importeve nga Serbia dhe kjo ndodh kur kmei në qeveri një lëvizje që rrëzonte kamionët me mallra nga Serbia?

Ardian Gjini:Besoj është e lehtë me e parë, shifrat flasin vetëë, nuk ka qenë e pritshme që do të kmi një trend të tillë.

Në interes për t’u marë se cilat janë mallrat që impotohen nga Serbia, do kishim një pamje të qartë dhe do të analizonim qartë situatën.

E vërteta është së po ndodh diçka që pakkush e ka prit. Janë cështgje të cilat nuk i kam prit, në aspektin e politikave ekonomike të Lëvizjes Vetëvendoje. Kam prit një politikë pak më ndyrshe në bilancin e tregtië me Serbinë.

Linda Karadaku:Pse ndodh kjo? Çfarë ka ndodhur me LVV që nga “ujk” u bë “qingj?

Ardian Gjini:Besoj që është me tepër pasojë e neglizhencës serioze prej vitesh. Nuk duhet me u fsheh pas luftës në Ukrainë, inflacionit të krijuar prej saj, apo edhe pandemisë.

Ka pasur qeveri që e kanë përmirësuar bilancin. Politikat ekonomike të qeverisë Kurti janë të gabuara, ose më mirë nuk ka pasur fare politika ekonomike.“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu