Rritja e pagave dhe avancimi i të drejtave të të punësuarve: Ministri i Administratës Publike nënshkroi Marrëveshje Kolektive

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sot nënshkroi Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit e Ministrisë së Administratës Publike, duke bërë një hap tepër të rëndësishëm drejt avancimit të statusit të të punësuarve dhe përforcimit të dialogut social brenda institucionit.

Me Marrëveshjen Kolektive parashikohet rritja e pagave për nëpunësit administrativë, e cila do të realizohet në tre faza, gjatë periudhës nga marsi i vitit 2026 deri në mars të vitit 2028, ku paga e nëpunësve administrativë do të rritet deri në 40%.

Gjithashtu, me këtë marrëveshje rregullohen të drejtat, detyrimet dhe statusi i punës së të punësuarve, si dhe kushtet e punës, duke mundësuar më shumë siguri, mbrojtje më të mirë të të drejtave të të punësuarve dhe një kornizë më të qartë rreth funksionimit të institucionit.

Ministri Minçev theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive paraqet një hap tepër të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të të punësuarve dhe krijimit të një administrate publike të qëndrueshme, profesionale dhe të motivuar.

Me këtë akt, Ministria e Administratës Publike konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e një administrate publike moderne, efikase dhe të drejtë, ku krijohen kushte më të mira për zhvillim profesional, stabilitet institucional dhe motivim afatgjatë të të punësuarve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu