Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska shpreson që vitin e ardhshëm do ta rrisin shumën e shujtës studentore, për shkak të inflacionit. Ajo tha se do t’i mbështesë kërkesat e studentëve. Janevska më tej shtoi se nuk varet vetëm nga ministria por edhe nga gjendja e buxhetit.
“Shpresoj sinqerisht që ekziston një mundësi e tillë. Po, duhet të ketë një barazim të ushqimit të studentëve me inflacionin, po flasim për vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ata kërkuan një zgjerim të kuotës, ne e zgjeruam kuotën. Deri më tani, i kemi përmbushur pritjet e tyre për gjithçka që kërkuan dhe i falënderoj, sepse e njohin këtë, e promovojnë”, deklaroi Vensa Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.