“Rruga për askund” e ndërtuar në Rumani kushtoi 100 mijë euro, përfundon në një fushë

Banorët e Piatra Neamt të Rumanisë, kanë mbetur të habitur kur panë një rrugë të çuditshme, që mund të thuhet se është drejtuar për një askund.

Kjo rrugë e gjatë 200 metra, e ndërtuar në periferi të zonës, kushtoi 100 mijë euro dhe përfundon në një fushë, me një “stop” si të vetmen shenjë paralajmëruese, transmeton Telegrafi.

“Pjesë e planeve, për modernizimin e zonë”, është thënë në një raport të lëshuar nga komuna, duke mos saktësuar se si do të vazhdojë ky modernizim urban.

Ndërtimi i kësaj rruge të kushtueshme, vjen kur në Rumani ka protesta të vazhdueshme, me kërkesën për infrastrukturë të re dhe rrugë të shtruara me asfalt.

Shoferët i kanë ndaluar makinat në Bukuresht për 15 minuta, si shenj proteste për mungesën e rrugëve të gjëra, që do e lehtësonin trafikun.

Video:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu