RTS: Gruevski i përjashtuar nga bisedimet për qeverinë e re

VMRO-DPMNE-ja është përjashtuar nga negociatat për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë, përcjell “Radio Televizioni i Sërbisë”, duke shtuar se Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se kushdo që do të formojë koalicion pa partinë më të fortë, mund të “ketë” probleme.

“VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë për zgjedhje të reja paralmentare, ndërsa negociatat mes LSDM-së dhe partisë shqiptare BDI-së janë në fazë përfundimtare”, përcjell RTS.

Sipas informacioneve pritet që Ali Ahmeti të sjellë vendimin përfundimtar për koalicionin me LSDM-në.

Pa marrë parasysh rezultatet e negociatave, është e qartë se në kaoalicionin e ardhshëm është e mundur të mos ketë vend për përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, e cila ka “lajmëruar probleme” nëse qeverine e re nuk do ta formojë “partia e cila ka marrë mbështejte më të madhe në zgjedhje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu