Trupat ruse dhe amerikane ndodhen shumë afër në zonën e luftës në Siri ku po zhvillohen luftime kundër ISIS-it, ç’ka rrit rrezikun për ndonjë incident mes tyre.
Lajmin e kanë bërë të ditur komandantët amerikanë të cilët ndodhen në zonën e luftës në Siri.
Komanda Qendrore amerikane tha se komandantët ushtarakë janë duke u kujdesur që të mos ketë viktima aksidentale, gjë e cila do të çonte në përshkallëzim të situatës.
Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se Rusia dëshiron një “aleancë” me SHBA dhe të “njihet si një partner i barabartë”, gjë të cilën SHBA-të e kanë kontestuar edhe më herët.
Kujojmë se gjatë dy javëve të para të muajit mars, trupat amrikane dhe ato ruse u bën shkak i ndalimit të hyrjes së ushtrisë turke në Menbiç, një qytet në rajonin Aleppo të Sirisë. /albeu.com/













