Rusët, plan për grusht shteti me ndihmë serbe në Moldavi

Presidentja moldave Maia Sandu tha sot se Rusia planifikonte të kryente një grusht shteti përmes protestave të organizuara nga opozita, duke infiltruar në mesin e demonstruesve personel të trajnuar ushtarakisht nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi, shkruan 360 News duke iu referuar portalit moldav NewsMaker.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë në mënyrë që të mund të kryheshin veprime të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe marrje pengjesh”, tha Sandu në një konferencë shtypi, duke theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia përpiqej të ndërmerr veprime të tilla në Moldavi.

“Raportet e dërguara nga partnerët ukrainas tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike të organizimit të këtij aktiviteti subversiv. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e shtetasve të huaj për aktivitete të dhunshme”, shtoi presidentja moldave.

Sandu deklaroi se për të zbatuar këtë plan, Rusia kontaktoi disa forca politike brenda vendit, si Lëvizja Rusofile për Barazi Socialo-Politike Republikane (SOR), veteranë dhe ish-agjentë dhe persona të njohur për lidhjet e tyre me Moskën, si p.sh. ish përfaqësuesi Vladimir Plahotniuc. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu