Shkencëtarët rusë kanë deshifruar plotësisht përbërjen gjenetike të një koronavirusi të ri që shkakton infeksionin Covid. Ata kanë lëshuar gjithashtu edhe fotografi të virusit.
Ministria ruse e Shëndetësisë tha se kjo është bërë për herë të parë nga shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve.
Gjenomi u deshifrua nga mostrat e një pacienti që ishte i prekur me koronavirus. Kjo gjetje është transferuar edhe në bazën e të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Studiuesit thanë që studimi gjenetik i koronavirusit, ndihmon të kuptohet evolucioni dhe karakteri i këtij virusi.
“Kemi një virus të ri të koronës. Prandaj, është e rëndësishme të kuptoni se si evoluon”, tha Dmitry Lyosnov, kreu i institutit. Sipas tij kjo gjetje do ndihmojë edhe në zhvillimin e vaksinës.










