Rusia akuzon shefin e NATO-s se gënjen në lidhje me përpjekjet për dialog

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e cilësoi si ‘gënjeshtër‘ pretendimin e shefit të NATO-s se Rusia refuzon të ketë dialog me aleancën. Rusia të premten kritikoi ashpër deklaratën e shefit të NATO-s, duke e cilësuar “gënjeshtër” komentin e tij se Moska refuzon të ketë dialog me aleancën.

Në fakt, Rusia sugjeroi mbajtjen e bisedimeve thelbësore me pjesëmarrjen e ekspertëve ushtarakë për çështje me interes për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova para gazetarëve në Moskë.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg “se Rusia refuzon të përfshihet në dialog nuk janë të vërteta, ato janë gënjeshtra”, tha ajo.

Janë propozuar biseda thelbësore, u sugjerua të mos hymë në ‘PR show’ të politizuar, për të cilën partnerët tanë perëndimorë janë kaq të famshëm. Po ashtu, është sugjeruar të flitet në mënyrë specifike, me pjesëmarrjen e ekspertëve, përfshirë ekspertë ushtarakë, për një gamë të gjerë çështjesh”, shtoi ajo.

Zakharova i bëri thirrje sekretarit Stoltenberg “të ndalojë përhapjen e dezinformimit rreth Rusisë” dhe të shikojë propozimet e vendit që janë ende në tryezë.

Konferenca për shtyp e Biden-it ‘e orkestruar’

E pyetur në lidhje me konferencën e parë për shtyp të së enjtes nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, Zakharova tha se ajo ishte një skenar dhe shkelte lirinë e fjalës.

“Natyrisht, konferenca ishte orkestruar. Personalisht, unë isha e tmerruar, nuk do ta fsheh këtë”, tha ajo, duke e quajtur atë pjesë të një “fushate informacioni”.

Ajo tha se konferencat për shtyp të Presidentit të SHBA-së dikur u jepnin shembuj vendeve të tjera, por sot SHBA-ja diskriminon jo vetëm mediat e huaja, por edhe ato të saj.

Fjala iu dha vetëm një grupi gazetarësh dhe atyre që përfaqësojnë një pjesë tjetër të komunitetit gazetaresk nuk morën fjalë fare”, theksoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu