Rusia do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës për të rritur moralin e ushtarëve

Rusia do të dërgojë muzikantë në vijën e parë të luftës në Ukrainë në një përpjekje për të rritur moralin te ushtarët e saj. Ministria e mbrojtjes ruse njoftoi formimin e “brigadës krijuese të vijës së parë” këtë javë, duke thënë se ajo do të përfshijë si vokalistë ashtu edhe muzikantë,” raporton BBC.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi trupat e vijës së parë në Ukrainë. Në një deklaratë të postuar në Telegram, ministria e mbrojtjes tha se Shoigu “fluturoi rreth zonave të dislokimit të trupave dhe kontrolloi pozicionet e avancuara të njësive ruse në zonën e operacionit special ushtarak”.

Ai shtoi se ai “foli me trupat në vijën e frontit” megjithëse nuk dihet se kur u zhvillua vizita. Sipas gazetës ruse RBC News, njësia do të përbëhet nga trupa të mobilizuara si dhe “artistë profesionistë që hynë vullnetarisht në shërbimin ushtarak”.

Njësia e re do të ketë për detyrë të mbajë “një gjendje të lartë morale, politike dhe psikologjike ndërmjet pjesëmarrësve të operacionit të posaçëm ushtarak,” citoi gazeta të ketë thënë ministria e mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu