Vrasja e Ambsadorit rus, Andrey Karlov, i cili u vra teksa po mbante një fjalim në Ankara të Turqisë, është cilësuar nga Rusia si “sulm terrorist”.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakarova k konfirmuar vrasjen e Karlovit.
Atentatori, i cili është vrarë, në disa video të publikuara dëgjohet teksa bërtet “Allahu Ekber”, përpara se të qëlloi mbi ambasadorin.










