Rusia e zhgënjyer me pro serbët në Mal të Zi, nuk dolën nga NATO

Liderët e Frontit Demokratik, partisë pro serbe në Mal të Zi kanë zhgënjyer Rusinë dhe e kanë humbur mbështetjen e Rusisë thotë gazetari rus Genadi Sisojev, por shtoi se Rusia nuk ka hequr dorë nga Mali i Zi ende.

Sisojev që është korrespodenti për Ballkanin i medias ruse Komersant foli për radion malazeze Gradski Radio të Podgoricës ku shpjegoi se vizita e fundit e dy liderëve të partisë malazeze Fronti Demokratik, Andrija Mandic dhe Milan Knezevic në Moskë ishte injoruar tërësisht, s’kishte as njoftim për takimet e tyre, e as në mediat ruse nuk ishte raportuar.

Tani nuk ka deklarata kërcënuese në adresë të Malit të Zi, që nuk do të thotë se Rusia është dorëzuar, aty është. Kishte shumë shpresë se ata që fituan me 30 gusht, por është zhgënjyer me ato forca” tha Sisojev.

Ai vazhdoi e tha se mendon se arsyeja e zhgënjimit me liderët e FD si dhe pushtetin e ri pasi nuk kanë hequr sanksionet dhe nuk është ngritur çështja e daljes së Malit të Zi nga NATO.

Ata ishin shumë të interesuar për atë vizitë në Rusi, të tregojnë para ballafaqimit me kryeministrin Zdravko Krivokapic se kanë mbështetjen e Moskës” tha Sisojev.

Sikur Moska të dëshironte Moska që t’i mbështeste, atëherë do të kishte më shumë deklarata si ato të 2016-s” tha Sisojev dhe mbështeti hipotezën e tij me faktin se Moska ka kthyer fluturimet direkte me të gjithë në rajon, por jo edhe me Malin e Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu