Rusia, “goditje vendimtare” energjitike Europës në dimër

Në mesazhin e përditshëm përmes videos, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë për “luftë energjitike”.

“Rusia përpiqet këto ditë që ta rrisë sa më shumë presionin energjitik ndaj Europës, transporti i gazit përmes Nord Stream 1 është ndalur plotësisht”, ka thënë Zelensky.

Rusia kërkon të shkatërrojë jetën normale të çdo europiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Sipas Zelenskyt, Rusia kërkon të dobësojë shtetet europiane, t’i frikësojë, dhe krahas tankeve e raketave përdor edhe energjinë si armë. Sipas presidentit ukrainas, Rusia është duke përgatitur një goditje vendimtare në sektorin e energjisë në dimër. Kundër kësaj ndihmon vetëm një unitet më i fortë, ka thënë Zelensky. Europianët duhet t’i koordinojnë më mirë kundërmasat e tyre dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë.

Ndërkohë nga një sulm rus me raketa në rajonin qendror ukrainas, Dnjipropetrovsk kanë humbur jetën disa fëmijë, ka bërë të ditur guvernatori ushtarak, Valentyn Resnitshenko. Ne Selenodolsk janë vrarë një djalë 9-vjeçar dhe rreth 10 persona të tjerë. Kurse në rajonin Mykolajiv në jug të Ukrainës është vrarë një djalë 8-vjeçar ngas sulmet me raketa dhe dy fëmijë të tjerë e katër të rritur janë plagosur. Në veriun ukrainas në Tshenihiv kanë vdekur fëmijë përmes lojës së pakujdesshme me armët. Të dhënat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu