Rusia kërcënon botën, stërvitjet ushtarake të tyre trondisin

Rusia nisi sot një stërvitje masive ushtarake me rreth 300,000 trupa, përfshirë edhe ushtarë nga Kina dhe Mongolia.

Stërvitjet janë koduar si “Vostok-2018” dhe do të zhvillohen në lindje të Siberisë deri më 17 shtator.

Stërvitjet e fundit ruse në shkallë të ngjashme janë zhvilluar në vitin 1981, gjatë Luftës së Ftohtë, por Vostok-2018 përfshin më shumë trupa.

Stërvitjet zhvillohen në kohën e tensioneve midis NATO-s dhe Rusisë.

Përkeqësimi i marrëdhënieve të tyre ka nisur prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Stërvitjet do të ndiqen edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu