Situata politike në Maqedoni ka qenë në fokus të takimit të zv. ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Italisë, Alexey Meshkov dhe Vincenzo Amendola.
Pala ruse është fokusuar në shembujt e drejtpërdrejtë të ndërhyrjes së ashpër nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë, përfshirë edhe BE-në dhe NATO-në, si edhe për natyrën shkatërruese të ‘Platformës së Tiranës’ që përmban erozion të shtetësisë së Maqedonisë”, njofton MPJ-ja ruse.
Rusët e konsiderojnë si joproduktiv edhe vendimin e Malit të Zi që të hyjnë në NATO pa referendum popullor. /Albeu.com/








