Rusia “tregon muskujt”, teston sistemin e ri antiraketor, shikoni pamjet (VIDEO)

Ushtria ruse ka testuar sot sistemin e ri antiraketor, duke e transmetuar këtë ngjarje në një transmetim live.

Në video mund të shihet se si një raketë tejet e fuqishme lansohet nga Sary-Shagan në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes testoi sistemin mbrojtës, të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin dhe Moskën nga sulmet e mundshme të armiqve.

Andrei Prikhodko, komandant i forcave ajrore ruse i ngarkuar me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës antiraketor, ka deklaruar se raketa përveç që është e saktë, ajo mund të mbulojë një hapësirë të madhe nga sulmet e mundshme.

Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, derisa mund të rrëzoj çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu