Rusisë po i pengon armatosja e Kosovës nga SHBA-ja

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar për furnizimin me armatim të Ushtrisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Twitter, MPJ-ja ruse ka shprehur shqetësimin e saj për këtë duke thënë se SHBA-ja po i minon përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan.

“Militarizimi i Kosovës është shkelje flagrante e Rezolutës 1244”, ka thënë zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga formimi i Ushtrisë së Kosovës kanë dhuruar automjete ushtarake për Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu