S4MM bëhet baba për herë të parë

Reperi nga Tetova, S4MM, është bërë baba për herë të parë. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka treguar se e ka pritur në jetë fëmijën e tij të parë.

Samir Selimi (emri i vërtetë i artistit) e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën e ka paraqitur dorën e foshnjës.

Është mësuar edhe gjinia e fëmijës, S4MM është bërë baba i një vajze.

Ndryshe, tash e një kohë, reperi nuk ka sjellë materiale të reja muzikore. Bahskëpunimi me DJ PM dhe DJ DAGZ, “Tinzake”, ka qenë ndër realizmet më të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu