Sa deputetë pritet të kenë partitë në Kuvendin e Kosovës, shifrat jozyrtare?

Me numër të ngushtë të deputetëve midis forcave më të mëdha politike, kjo pritet të jetë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë, përfshirë edhe shifrat se sa deputetë do të kenë partite politike.

Sipas raportimit të fundit të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 25.37 % të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 %. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.78 %, ndërsa koalicioni AAK-PSD 11.6 %. Lista Serbe ka marrë 6.61%, ndërsa mbi 10 % partitë e tjera.

Sipas këtyre rezultateve që nuk janë preliminare është kalkuluar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 31 deputetë në Kuvend ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 29 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, koalicioni AAK – PSD do t’i ketë 13 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet t’i ketë 6 deputetë gjë që mund t’i shkoj në dëm partive të tjera duke ia zvogëluar numrin e deputetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu