Sa do t’i kushtojë Tottenham për ta përjashtuar Jose Mourinho

Trajneri portugez Jose Mourinho është njëri prej atyre menaxherëve në futbollin botëror që dikton kushte të rënda kontraktuese nëse ndonjë klub i beson drejtimin e skuadrës. Megjithatë një temë gjithmonë është në aktuale, sa të kushton për ta lënë të lirë atë nga kontrata siç është edhe tani në Tottenham Spurs, transmeton Gazta Metro.

Tottenham Spurs F.C. nuk janë as afër ambicies së paramenduar të klubit që shumë e shihnin se e ka kohën të ngrihet në majat e futbollit anglez. Presidenti kokëfortë i klubit nga Londra, Daniel Levy, angazhoi menaxherin njëjtë kokëfortë me reputacion sa ai për ta realizuar këtë ambicie.

Mourinho-s nuk po i ecën siç pritej nga ai. Mbetet gjithmonë në dyshim forma dhe futbollistëve që i trashëgoi, por dhe e prurjeve që ishte portugezi që i identifikoi për t’i sjellë.

Përflitet që ndoshta edhe Mourinho nuk është më ai speciali i dikurshëm, me taktika dhe mentalitet të tejkaluar për këtë dekadë.

Mourinho përflitet se ka kontratë me Tottenham me shumën prej 15 milionë funte në sezon që zgjat deri më 2023’n. Kjo i bie që për ta përjashtuar atë do të duhet paguar 30 milionë funte, pa llogaritur përfitimet në garat europiane.

Ekipi i tij stërvitës që erdhi me të në Londër siç përflitet duhet të negociohet ndaras.

Kur Mourinho ishte larguar nga Chelsea më 2015’n, ai dhe ekipi i tij ishin paguar 8.3 milion funte nga klubi. Ndërsa kur u largua nga Manchester United më 2018’n, raportohej se kostoja e përjashtimit ishte 19.6 milionë funte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu