Në Tokë jetojnë aktualisht rreth 7 miliardë njerëz, por me rezervat e kufizuara, kur do të mbesim pa furnizime?
Prodhimi i ushqimit merr pothuajse gjysmën e sipërfaqes së tokës së planetit dhe kërcënon të marrë edhe pjesën tjetër të tokës.
Mendohet se popullsia globale e Tokës deri në fund të këtij shekulli do të arrijë në 10 miliardë dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse kjo do të jetë e përballueshme për planetin tonë.
Për ta parë pse, kanali Life Noggin në YouTube ngarkoi një video që tenton të tregojë se sa shumë njerëz mund të durojë planeti ynë – duke llogaritur gjithçka.
Shikojeni videon:










