Sa numra duhet për qeverinë e re të Serbisë dhe a do t’u hapet dera shqiptarëve, hungarezëve e boshnjakëve?

Skena politike e Serbisë ka pësuar një kthesë historike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku Parlamenti i Serbisë me gjithsej 250 ulëse dhe pragun prej 126 mandatesh për formimin e qeverisë u trondit nga rezultatet që nxorën fituese të qartë opozitën e re.

Sipas të dhënave preliminare në bazë të gati 100% të mostrës, Lista Studentore ka shënuar një triumf të jashtëzakonshëm me plot 140 deputetë të fituar, duke lënë pas koalicionin e deritanishëm qeverisës Serbia e Bashkuar të Aleksandar Vuçiqit me 103 mandate, përcjell INA.

Me këtë rezultat, e cila i jep mundësinë e një pushteti absolut mbi gjysmën e kuvendit, në opinion ka nisur debati se si do të strukturohet ekzekutivi i ri, ndërkohë që si kandidat kryesor për postin e kryeministrit po përflitet bartësi i kësaj liste, kardiologu i njohur dhe profesori nga Novi Sadi, Ilija Srdanoviq.

Edhe pse matematikisht Lista Studentore i ka të gjitha numrat për të qeverisur e vetme pa pasur nevojë për koalicione të detyruara, mbetet e paqartë nëse udhëheqja e re do të zgjedhë të hapë dyert e qeverisë edhe për përfaqësuesit e pakicave kombëtare, përfshirë Koalicionin Shqiptar me 2 deputetë, Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës me 3 deputetë, si dhe dy përfaqësuesit nga Sanxhaku, me qëllim të ndërtimit të një legjitimiteti më të gjerë shoqëror dhe institucional në vend./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu