Sa shumë telashe për Milanin, tre titullarë nuk ia dalin ndaj Sassuolos

Asaj që i kishin frikë tek Milani ndodhi. Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez kanë mbetur jashtë listës së skuadrës për duelin e sotëm kundër Sassuolës, që pritet të zhvillohet në orën 18:30 në “San Siro”.

Në fakt trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme për shtyp se që të tre lojtarët rrezikonin pjesëmarrjën në këtë takim dhe vendimi final do të merrej paraditen e sotme.

Ndërkohë, në pikëpyetje ishte dhe Hakan Calhanoglu, por fatmirësisht turku është pjesë e listës së Piolit. Një tjetër rikthim për “Djallin” është dhe ai i Davide Calabrias, i cili është rikuperuar plotësisht pas dëmtmit që kaloi. Mbetet për t’u theksuar se ende nuk dihet se sa do të qëndrojnë jashtë fushave Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu