Sa taksa paguajmë në Maqedoni në krahasim me vendet europiane?

Në një studim të Institutit Ekonomik “Molinari” janë radhitur vendet e BE-së sipas nivelit të taksave që paguajnë për çdo një euro rrogë të qytetarëve të tyre. Vendet europiane me taksa më të larta janë Belgjika dhe Franca ku një i punësuar për çdo një euro që paguhet duhet të paguajë 1.2 euro të tjera për shtetin. Kjo politikë sociale erdhi në shprehje pas zgjedhjes së Presidentit Holland i cili vjen nga Partia Socialiste e Francës, transmeton InfoShqip.com.

Vendet e tjera me taksa të larta janë: Belgjika ku duhet të paguani 1.3 euro taksa për çdo 1 euro rrogë, Gjermania 0.97, Greqia 0.91. Vendet me taksa më të ulta janë Britania e Madhe e cila merr 0.44 cent për çcdo 1 euro rrogë, Malta 0.33 dhe Qiproja j’u kërkon vetëm 23 cent për 1 euro rrogë.

Në Maqedoni duhet të ndani 47 cent për shtetin për çdo një euro që e merrni, ose e thënë ndryshe, nëse rroga e juaj është 22000 denarë, punëdhënësi juaj ka paguar edhe 10340 taksa të ndryshme ndaj shtetit.

taksa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu