Sa vota preferenciale morën Agron Shehaj dhe Lulzim Basha në Tiranë?

Betejës për postin e kryetarit të PD-së ka vënë përballë, Luzlim Bashën dhe Agron Shehaj, dy miqtë e ngushtë që përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Veç tyre, për postin e kreut të PD-së kandidojnë dhe Edit Harxhi, Ibsen Elezi dhe Fatbardh Kadilli, që të tre nuk janë deputetë të partisë më të madhe opozitare.

Shehaj kandidoi më 25 prill në Tiranë, duke ikur qarkut të Vlorës. Në qarkun e metropolit shqiptar ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Një “betejë” në distancë mes tyre e paralajmëruar nga 25 prilli. Por sa vota morën kryedemokrati Basha dhe sfiduesi Shehaj.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit mori 16208 vota preferenciale, ndërsa Agron Shehaj 13862 vota. Diferenca është 2562 vota mes Bashës dhe Shehajt. Kjo ishte diferenca për votat në rang qarku të Tiranës.

Ndërsa votat për bashkinë e Tiranës diferenca rezulton më e ngushtë. Basha ka marrë 13498 vota, ndërsa Shehaj 12894 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu