Sabiani dhe Antonela Berisha lansojnë këngën e re “Barbie Barbie”

Ish-banorët e Big Brother VIP, Sabiani dhe Antonela Berisha, kanë prezantuar sot (e mërkurë) këngën e re. “Barbie Barbie” mban titullin projekti i tyre i ri, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Sala, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga dhe Saia. Producimi ndërkohë është bërë nga Gravity Music me video nga Full Moon Production.

Kjo njëherësh është debutimi i Antonelës në muzikë, duke qenë se fillimisht për publikun u bë e njohur nga formati i dashurisë, “Përputhen”.

Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme, teksa është shfaqur me disa veshje të ndryshme. Besohet se ky projekt i dyshes së njohur do të pritet mirë edhe nga publiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu