Saga Turqi-Greqi, Erdogani tha se s’do ta shohë më me sy, reagon Mitsotakis: Athina e fortë i shqetëson disa

Tre ditë më parë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk do ta shohë kurrë më me sy kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasi ky i fundit im kërkoi SHBA-ve të mos i shesin Ankarasë avionët ushtarakë F-16 dhe F-35.

Lidhur me deklaratën e fortë të Erdoganit kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se nuk ka kohë të dialogojë me të paligjshmen dhe jo historiken, duke iu referuar Turqisë dhe Erdoganit.

Mitsotakis tha se Greqia do të vazhdojë të mbrojë te drejtat e saj dhe sqaroi se Athina do të publikojë ndërkombëtarisht së çfarë ndodhi e çfarë u fol në takimet e tij zyrtare në SHBA.

Ne kemi thënë shumë herë se gjeografia na do krah për krah por për fat të keq ata zgjedhin të qëndrojnë përballë nesh, para ligjit ndërkombëtar, Evropës, NATO-s. Nuk kemi arsye të hapim dialog me të paligjshmen, johistoriken dhe në fund ngërçin. Përkundrazi, ne mbetemi të hapur për çdo qasje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë se nuk do të mbrojmë të drejtat tona dhe nuk do të thotë se nuk do të bëjmë publike në forumet ndërkombëtare veprimet e papranueshme që ndodhin në territorin tonë”, tha Mitsotakis.

Gjatë vizitës në SHBA javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi nga presidenti amerikan të mos I shesë Turqisë avionë ushtarak F-16 dhe F-35.

Nëpërmjet një harte Mitsotakis i ka treguar zyrtarëve amerikanë arsyet se pse Greqia është e detyruar të pajiset me avionë ushtarakë F-16 dhe F-35, dhe se pse Turqia nuk duhet të pajiset me këta avionë ushtarakë, pasi sipas Athinës Ankaraja ka shkelur vijat ajrore të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu