Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pritet të paraqitet në prokurorinë për Krime të Rënda këtë të premte në orën 14.00, në përgjigje të thirrjes për dëshmi që ju bë sot nga vetë kryesuesi i Prokurorisë, Besim Hajdaramataj.
Një ditë më parë, oficerët gjyqësorë kryen kontroll në bansën e tij tek “Kodra e Diellit” në Tiranë, pas një vendimi të marrë nga Gjykata. Tahiri akuzohet nga krimet e Rënda për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim me orgnizatën kriminale të Habiljave, kushërinj të tij, si dhe për korrupsion.
Më herët Tahiri ka deklaruar se nuk ka asnjë orë kohë për të humbur, duke kërkuar nga organi i akuzës shpejtojë procesin me qëllim zbardhjen e të vërtetës.
Një javë më parë Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit, por kjo kërkesë u rrëzua nga Kuvendi me votat e mazhorancës, duke lënë në fuqi vetëm hetimin që ka nisur ndaj deputetit në 17 tetor të 2017.










