Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas një fotografie që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar në Instagram, ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb.
Berisha e ka dënuar ashpër këtë veprim të Vuçiqit, të cilin e ja quajtur “bastard të Sheshelit dhe Gebelsi i Millosheviçit”,
“Dënoj me ashpërsine më të madhe vendosjen e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftës dhe padronit të Zografit Bis, Presidentit të Serbomadhisë Vuçiç si një provokacion të ulët dhe luftënxitës”, ka shkruar Berisha.
Ish-kryeministri shqiptar i ka bërë thirrje autriteve në Kosovë që ta shpallin përgjithmonë person non grata Vuçiqin, ndërsa nga komunitetit ndërkombëtar ka kërkuar që ta dënoj këtë provokim armiësor.
“Ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të deklarojnë përgjithmonë non grata këtë ultranacionalist të verbër serb. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënoj ketë provokim armiqësor dhe luftënxitës të Serbomadhit Vuçiç”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.