Nuk është përmbajtur deputeti socialist Erjon Braçe teksa ka parë se çfarë kërkonte ish-kryeministri nga foltorja e Kuvendit, duke shpërthyer më pas në deklarata të forta kundër tij.
Keshtu, pas deklaratave te ish-kryeministrit Sali Berisha ne podiumin e Kuvendit se agresionit serb në Kosovë, shqiptarët do i përgjigjen me çdo mjet, deputeti socialist Erion Braçe, në një status në faqen e tij në “Facebook”, e quan Berishën ‘qelbësirë’ dhe e akuzon për nxitje të nacionalizmit grek në Himarë.
Madje i ia kujtuar dhe thyetjen e embargos se OKB me ish-Jugosllavine, ne kohen e qeverisjes se PD dhe furnizimin me nafte te makinerise vrasese te Milosheviçit.
“Ky qelbesire, domethene Sali Berisha, ka pushtuar Kuvendin me marrezine e tij!!
Tamam ky, Sali Berisha, po uleret e ben te vendosurin:
Me lufte bashkojme cdo territor ne vijim te Shqiperise ku ka shqiptare!!
Tamam ky kreu i nje qeverie qelbesire, jo vetem qe nuk foli kurre me kete gjuhe, por;
Nje here i dha serbeve te Milloshevicit nafte e benzine, benzol, per makinerine e tij te luftes, permes se ciles po zgjeronte Serbine ne territoret vijuese ku kishte serbe, perfshi edhe Kosoven.
Heren tjeter i dha grekeve kilometra te tera ne gjiun shqiptar te Sarandes, duke i hequr qartesisht Shqiperise territor shqiptar.
Dhe jo vetem; Por po ushqen nacionalizmin grek deri ne Himare!
Ky qelbesire e ka degraduar Kuvendin deri ne kete derexhe.
Ky qelbesire eshte aty perseri, i qarte per te terhequr zvarre kete vend ne nacionalizmin e tij banal, te rreme e kriminal, sic deshmojne faktet”, shprehet deputeti socialist.