Sami Lushtaku: Po të kishte mundësi, Albin Kurti të gjithëve do të na çonte në burg

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe ish komandant i UÇK-së, ka thënë sonte se ai dhe shokët e tij të luftës janë të gatshëm të shkojnë vullnetarisht në Gjykatën Speciale dhe të kërkojnë dënim maksimal, vetën për një arsye.

“Vullnetarisht po shkojmë e po kërkojmë dënim maksimal, vetëm le të dalin ata që i kanë kryer këto masakra në Kosovë”, ka thënë Lushtaku në RTK.

Ai tutje ka folur për ata që në Kosovë po i gëzohen arrestimeve të pjesëtarëve të UÇK-së dhe po i dërgojnë në Hagë.

“Në momentin kur e ka dëgjuar Albin Kurtin duke i thënë presidentit ‘Hashim shko në Hagë’, janë rrënqethur”, ka thënë ai, duke e konsideruar këtë tepër të ulët.

“Hashimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe të çohet dhe t’i thotë shko në Hagë, është e rëndë për mua, është tmerruese. Me mujt Albini të gjithëve na dërgon në burg”, ka thënë Lushtaku.

I pyetur se çfarë raporti ka me Rexhep Selimin, deputetin e VV-së dhe ish ushtarin e UÇK-së, Lushtaku ka thënë se ka raporte të mira më të.

“Me Rexhën kam raporte të mira, flasim, rrimë bashkë ndonjëherë”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu